Princi William ka dërguar familjen e tij në vendin ku kalonte pushimet e festave gjatë fëmijërisë.

Siç thonë burimet Princi me familjen kanë shkuar në ishullin afër bregdetit të Cornwall për një qëndrim të shkurtë para se George dhe Charlotte të kthehen në shkollë, përcjell portali rtv21.tv

William dhe Kate, të dy 38 vjeç, u panë të enjten ‘duke shijuar motin’ dhe duke u ndalur të përshëndesin të tjerët teksa ecnin me biçikletë në Tresco, Isles of Scilly

William nuk është i huaj në këtë vend , pasi ka vizituar të njëjtin ishull me vëllain e tij Harry dhe prindërit Charles dhe Diana si fëmijë në qershor 1989.

Një fotografi e vjetër nga pushimi tregon Williami  shtatë vjeçar, ndërsa përgatitet për një udhëtim me biçikletë së bashku me familjen e tij, me Dianën që shihet duke qëndruar pas tij./21Media