Princesha Beatrice, mbesa e mbretëreshës Elizabeth u martua në muajin korrik me biznesmenin Edoardo Mapelli Monzi.

Tashmë janë publikuar disa fotografi nga dasma, e që  vëmendje pa dyshim se mori Beatrice me dukjen e saj.

Princesha kishte veshur një fustan nga Norman Hartnell të marrë hua nga mbretëresha.

Për të kompletuar dukjen, ajo zgjodhi një kurorë Queen Mary, të njëjtën që kishte vendosur mbretëresha Elizabeth në ditën e dasmës së saj. /21Media