Princesha u del në ndihmë në betejën me COVID-19

Princesha u del në ndihmë në betejën me COVID-19

Sofia, princesha e Suedisë po u ndihmon punëtorëve shëndetësorë në betejën me pandeminë COVID-19. Princesha, 35-vjeçare që është e martuar me princin Carl Philip, 40-vjeçar, ka ndjekur një trajnim intensiv online dhe tani po u ofron mbështetje vijës së parë të frontit në spitalin Sophiahemmet.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ajo nuk është e vetmja që po u del në ndihmë punëtorëve shëndetësorë, 80 njerëz në javë ndjekin këtë trajnim intensiv, transmeton 21Media

Ajo është fotografuar në ditën e parë të punës e veshur sikurse stafi.

“Në këtë krizë jemi edhe ne, andaj princesha deshi të përfshihej dhe të japë një kontribut sikurse një punëtore vullnetare për të lehtësuar ngarkesën e madhe të profesionistëve të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e pallatit.

Sipas një burimi të spitalit, ajo nuk përfshihet direkt në punën me pacientë, por i ndihmon mjekët dhe infermierët me detyra të tilla si pajisjet e dezinfektimit, pastrim dhe ndërrimet e kuzhinës.

Në këtë spital s’ka asnjë të prekur me COVID-19, ndërsa në Suedi janë konfirmuar mbi 13 mijë raste./21Media