Princesha që refuzoi gjithë paratë që i takojnë për këtë arsye

Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e Mbretit William Alexander dhe Mbretëreshës Maxima, këtë vit do të mbush 18-vjeç dhe për këtë arsye do të ketë të drejtën e pagesës mbretërore prej 1.6 milion euro në vit që qeveria Holandeze.
Trashëgimtarja e re e fronit nuk i dëshiron këto para, sepse ajo mendon se nuk i meriton ato, veçanërisht në këtë periudhë historike botërore të rrënuar nga pandemia.
Princesha ka hequr dorë nga kjo shumë duke i dërguar një letër dërguar Kryeministrit, Mark Rutte duke shkruar se, “më 7 dhjetor 2021 do të jem 18 vjeç dhe, sipas ligjit, do të marr një pagesë. Më duket e pakëndshme për sa kohë që nuk bëj asgjë për të në këmbim, dhe ndërsa studentët e tjerë e kanë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të koronavirusit”./21Media 

Back to top button