Sot është një ditë e veçantë për Princin Harry dhe dukeshën Meghan Markle pasi djali i tyre mbushi 1 vjet.

Ata vendosin ta festojnë ditëlindjen e tij dhe ta ndajnë atë me të gjithë përmes një video të postuar në rrjete sociale.

Në video shfaqet Meghan me Archien i vogël teksa i lexon librin e tij të preferuar.

Ndërkohë Harry është ai që realizon këtë video. Kjo vjen në një kuadër të një fushate bamirësie për të gjithë fëmijët që janë prekur nga koronavirusi.

30 milionë fëmijë në të gjithë botën vuajnë për ushqim, një situatë kjo e krijuar nga pandemia.

Ndaj nisma “Save the children” po punon për të ngritur fonde të mjaftueshme që tu vijë në ndihmë sadopak këtyre fëmijëve./21Media

https://www.facebook.com/corrieredellasera/videos/697074481067273/