Meghan Markle ka zhvendosur nënën e saj, Doria Ragland, në rezidencën 9 milionë eurosh që ajo dhe Princi Harry po marrin me qira në Los Angeles.

Raportohet se Doria, një ish-punonjëse sociale, po vepron si një dado jozyrtare ndaj nipit një vjeçar Archie dhe për të ndihmuar çiftin, ndërsa ata qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Duka dhe Dukesha kuptohet se po kërkojnë të blejnë shtëpi për të jetuar Doria, transmeton rtv21.tv.

Raportohet se Harry ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me vjehrrën.

 

Një burim tjetër shtoi se Meghan dëshiron ta mbajë nënën e saj, 63 vjeç, pasi ajo është ‘shkëmbi i saj’ dhe tani ‘nuk iu beson shumë njerëzve’ jashtë një rrethi të afërt të familjes dhe miqve.

Princi Harry kohët e fundit ka realizuar një miqësi të pamundur me aktoren Hollywood, Liza Minnelli, 74 vjeç, e cila po e ndihmon atë t’i “merr këmbët” pasi ka lënë jetën e tij mbretërore./21Media