Harry nuk ka dëshirë të ketë familje të madhe

Harry nuk ka dëshirë të ketë familje të madhe

Në muajin maj, princi Harry dhe princesha Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison, transmeton rtv21.tv

Çifti i njohur po mendon rreth të ardhmes së djalit të tyre dhe ndoshta të kenë edhe një fëmijë.

Harry intervistoi Dr.Jane Goodall për British Vogue dhe bashkëbisedimi i tyre mori kahje tjetër. Duke folur për natyrën dhe familjen, biseda rrodhi edhe te çështja e fëmijëve dhe Harry pohoi se dëshiron t’i ketë vetëm dy fëmijë, maksimumi.

Edhe para shtatzënisë së Meghanit, princi Harry tregoi se nuk do që të ketë familje të madhe. Madje, ai kishte ironizuar me një fanse të çiftit, e cila i kishte treguar se ka pesë fëmijë.

Duka dhe dukesha e Sussexit po kritikohen shumë se po e mbajnë diskrete jetën e tyre./21Media