Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e kopshteve për shkak të situatës me Covid-19. Me këtë vendim nuk po pajtohen as edukatoret dhe as prindërit, e madje paralajmërojnë edhe protesta.

Edukatorja Blerina Lila në emisionin “Bon Bon” në RTV21 tha se nëse nuk ka evidencë që ka ndonjë të prekur me Covid-19 në kopshte, s’ka arsye për me u mbyll ato.

“Nëse s’ka evidencë që ka fëmijë të prekur me Covid-19, s’ka arsye me u mbyll ato. Ne jemi në kërkim të një logjike, nëse na japin një logjikë të shëndoshë patjetër që do të bashkëpunojmë me ta. Por në anën tjetër nëse bëhet për me e bë një tik prej tyre, atëherë është shumë e padrejtë. Publikisht po e them se nëse nuk rishqyrtohet ky vendim, ne do të marrim masa për organizimin e protestave deri në një vendim tjetër”, deklaroi ajo./21Media