Dy lagje të Prishtinës, Mat 1 dhe Bregu i Diellit kanë pasur mungesë të energjisë elektrike si pasojë e prishejve.

Lidhur me këtë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar këto probleme do të rregullohen sonte

“Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma) ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Që pas orës 22:30 të së premtes banorët e lagjes “Bregu i Diellit” kanë mbetur pa energji elektrike. Zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, për portalin rtv21.tv bëri të ditur se kjo pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë për shkak të një defekti./21Media