Prishtina dhe Ballkani ballafaqohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Në shortin e hedhur në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, janë caktuar çifte mjaftë të forta.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo ndërmjet kampionit të Kosovës, Ballkani dhe Prishtinës.
Trepça ’89 do të ndeshjet me Gjilanin, kurse Malisheva me Llapin. Çifti i fundit është ai ndërmjet Vushtrrisë dhe Beharit.
Këto ndeshje do të zhvillohen më 15 mars.

Back to top button