Përfunduan dy ndeshjet e xhiros së 29 në Superligën e Kosovës, ku skuadrat si Prishtina dhe Llapi siguruan nga tri pikët e plota.

Prishtina zhvilloi ndeshje si vendase kundër skuadrës së Arbërisë, të cilën e fitoi me rezultat 2:0. Me këto tre pikë te reja, Prishtina ngjitet në pozitën e dytë, me gjithsej 60 pikë, vetëm një më pak se lideri Drita.

Në anën tjetër, skuadra e Llapit siguroi fitore solide, me rezultat 2:0, si mysafirë i skuadrës në formë, Gjilanit. Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e pestë, ku ka arkëtuar 36 pikë, dy më shumë se Trepça ’89 në që pozicionohet e gjashta, dhe shtatë më pak se vendi i katërt, vendasi në ndeshjen e sotme Gjilani.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme i gjeni më poshtë.

Gjilani 0 – 2 KF Llapi

Prishtina 2 – 0 Arbëria