Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve po mbahet turniri “Adem Jashari” në futsall për nder të Epopesë së UÇK-së nën patronatin e FFK-së.

Në këtë turne po marrin pjesë katër skuadra që janë: Prishtina, Prishtina 01, Drenica dhe Peja.

Në gjysmëfinalen e parë Prishtina e mposhti Drenicën me rezultat 3-2 dhe kaloi në finale, kurse gjysmëfinalen e dytë ndërmjet Prishtina 01 dhe Pejës e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 5-4

Finalja ndërmjet Prishtinës dhe Prishtina 01 do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Sumuesi i Prishtinës Mërgim Dervishaj i cili realizoi njërin nga golat në fitoren kundër Drenicës, tha se ndihet shumë i lumtur që skuadra e tij ka kaluar në finale dhe se pret që nesër të dalin si fitues të këtij turneu.

Ndërsa Arben Zhjeqi, kordinator i futsallit në Kosovë tha se ky turne ishte planifikuar të mbahej në nivel të reprezentacioneve, por që kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë Covid-19.

Nga ana tjetër Arben Simitqiu trajner i Kombëtares se Kosovës në futsall tha se Kosova ka shumë lojtarë cilësorë të cilët në të ardhmen do t’i sjellin suksese Kosovës.