E konfirmoi Ahmeti

E konfirmoi Ahmeti

Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me kufizimin e lëvizjes nga ora 17:00 deri në 06:00, edhe pas 13 prillit. Këtë e ka konfirmuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas takimit me ministrin Arben Vitia.

“Sot, në diskutim me Ministrin Arben Vitia, diskutuam për gjendjen në Komunën e Prishtinës dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe MSH për të parandaluar përhapjen e virusit. Përderisa deri më tani nuk kemi pas shpërthim në Prishtinë u pajtuam që ditët më të vështira na presin. Në mungesë të vendimit nga Kuvendi i Republikës, ministria e Shëndetësisë do të merr vendime individuale për secilën komunë. Masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës.”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë është 227./21Media