Skuadra e Prishtinës sot fitoi Kupën e Kosovës. Prishtina arriti të fitojë ndaj Ballkanit me rezultat 1-0.

Ishte Otto John, i cili në minutën e 20-të arriti të shënojë për skuadrën e Armend Dallkut.

Pas këtij golit, të drejtuarit e Ismet Munishit u munduan të barazonin rezultatin, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kujtojmë që, pas kësaj fitoreje, Prishtina do të marrë pjesë në kualifikimet për Evropa Ligë.