Prishtina sot e fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll, pasi në takimin e zhvilluar në Antalya të Turqisë e mundi kampionin aktual të Kosovës, Dritën.

Prishtina fitoi ndaj Dritës me rezultat 3 me 1.

Golin e parë për Prishtinën e shënoi Qëndrim Zyba në minutën e 3-të, ndërsa golin e barazimit, në minutën e 7-të e shënoi Kastriot Rexha, pas gabimit të portierit të Prishtinës.

Prishtinën në epërsi e kaloi Besnik Krasnqi në minutën e 22-të, përmes penalltisë. Ndërkaq, Prishtinës fitoren ia vulosi Alban Shillova përmes golit të realizuar në minutën e 93-të.