Kastrioti e Besa Famgas takohen sot nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në gjysmëfinalen e dytë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në Pejë, Besa fitoi bindshëm me rezultat 41:28. Kampioni aktual, Besa, është më pranë finales, por ferizajasit nuk janë dorëzuar. Do të japin më të mirën e mundshme në tentim për fitore dhe eventualisht për të kaluar në finale.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Trepça ndaj Prishtinës. Të shtunën në kryeqytet “xehetarët” befasuan duke fituar me rezultati 31:23. MItrovicasit synojnë fitore edhe në ndeshjen e dytë kurse Prishtina synon fitore me më shumë se tetë gola dallim për të kaluar në finale.

Ndeshja Trepça – Prishtina luhet të mërkurën nga pra 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndeshjet luhen pa praninë e shikuesve dhe duke iu përmbajtur të gjitha masave të parapara në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.