Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëri të ditur se në Kosovë sot janë regjistruar edhe 73 raste të reja me koronavirus kurse, janë shëruar 63 persona.

Ashtu si dje, edhe sonte në listën e IKSHPK-së me numrin e rasteve, prinë Prishtina me 44 raste të reja. Në Lipjan 7 raste, në komunën e Ferizajt 5 raste, kurse në Vushtrri sot janë regjistruar 5 raste.

Komuna e Fushë Kosovës dhe Obliqit kanë nga 3 raste, ndersa komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast janë Istogu, Klina, Peja dhe Podujeva.

Në Kosovë deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka shkuar mbi 3064 raste, 1707 prej të cilëve janë shëruar dhe 55 kanë vdekur. /21Media