Prishtina është kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll

 

Me fitoren ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, Prishtina edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Superligës së Kosovës së futboll.

Dy golat e realizuara nga Mici dhe Abazi ia siguruan tre pikë të reja Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të.

Kështu me edhe një ndeshje që ka mbetur për t’u zhvilluar, Prishtina e ka fituar luftën e ashpër më Ballkanin dhe Dritën për titullin kampion.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka 78 pikë ne vendin e parë, pesë më shumë se Drita në vendin e dytë.

Ky titull vjen tek Prishtina pas tetë viteve pritjeje.

Back to top button