Në komunën e Prishtinës nga dje ka filluar kryerja e testeve teste rapide (të shpejta) për COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Këto testime po kryhen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen ‘Emshir’, ku po trajtohen pacinetët me COVID-19.

Sipas Ahmetit, pa dyshim se ky lloj i testimit do të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë pozitiv me covid-19 duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit.

Me këtë test qytetarët rezultatin e marin 20 minuta pas testimit. “Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në 24 orët e fundit, në Prishtinë janë shënuar tri raste të vdekjes të  personave të infektuar me COVID19, ndërkohë që janë shënuar 93 raste të reja në kryeqytet. /21Media 

Prej dje në Komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Testimi po bëhet në…

Posted by Shpend Ahmeti on Tuesday, December 22, 2020