Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka njoftuar se kryeqyteti sot fillon me kryerjen e testimeve serologjike për Covid-19.

Pacolli ka thënë se ky testim do të bëhet brenda gjysmë ore.

“Në Prishtinë nga sot nisim testimet serologjike për Covid-19. 🦠 Kemi staf të mjaftueshëm për testime serologjike. 👨‍🔬🧑🏻‍🔬Aparatura është automatike. 🧪💉Testimi do të bëhet brenda 30 minutave. Me këtë test nuk kërkohet virusi, por antitrupat. Janë 10 mijë e 800 teste të kontraktua por do të furnizohemi në ditët në vijim. Teste do të ketë mjaftueshëm”, ka shkruar ai në “Facebook”./21Media