Prishtina ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina të shtunën në gjysmëfinale fitoi ndaj Trepçës me rezultat bindës, 31:22. Prishtina kishte kaluar Trepçën edhe në gjysmëfinale të plejofit.

Edhe finalja e plejofit ishte në mes të Besës e Prishtinës kurse triumfoi Besa. Tani Prishtina do të kërkoj suksesin në finale të Kupës, që luhet nesër nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Ndaj Trepçës, Prishtina ishte vazhdimisht në epërsi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:9 në të mirë të Prishtinës.

Trepça – Prishtina 22:31 (9:13)

Trepça: B. Terziqi, Buqinca 1, Sejdijaj, Kelmendi, Maxhera, Smaka, A. Shabani 5, Nimani 1, Klinaku 4, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi 1, Abazxhiku 3, Cimili 2, Januzi, Abrashi

Prishtina: Terziqi 3, Beshiri 4, Abazi 3, Bajqinovci 4, Prekazi 6, Ramadani 1, Gjuka 1, E. Ademi, Sula 6, M. Ademi, Sherifi, D. Ramadani 1, H. Ramadani, Qela, Agushi 2, Beqiraj./21Media