IKSHPK-ja mbrëmë ka konfirmuar edhe 187 raste të reja me koronavirus në Kosovë. 92 nga këto raste janë nga komuna e Prishtinës. Mirëpo, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi në një intervistë për RTV21 tregoi pse Prishtina po prinë me numrin e të infektuarve me Covid-19.

Ai tha se deri më tani numri i të infektuarve në këtë komunë ka shkuar në 1 mijë e 616, nga këta 1 mijë e 188 raste janë aktive, shkruan rtv21.tv.

“Prishtinasit po testohen më së shumti”, u shpreh ai duke e arsyetuar numrin e lartë të të infektuarve.

Nushi për RTV21 ka zbuluar se Prishtina ka porositur 15 mijë teste serologjike dhe po presin një përgjigje nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj./21Media