Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina do të jetë mysafir i Vushtrrisë, udhëtim ky i cili cilësohet mjaft i lehtë për djelmoshat e Armend Dallkut.

Në rast triumfit të Prishtinës, ata do të merrnin kryesimin e renditjes tabelare, përkohësisht deri sa Drita të luan ndeshjen e radhës.

Ndërsa në ndeshjen tjetër e cila zhvillohet sot, në Zahir Pajaziti ndeshen Llapi dhe Drenica.

Trepikëshi do të jetë synim i vetëm për llapjanët, që duket se akoma besojnë në pozitën e dytë, kurse për drenicasit do të ishte pozitiv edhe barazimi.