Klubi FC Prishtina ka njoftuar se ndeshja e Europa Leagues ndaj Lincolin do të zhvillohet.

FC Prishtina ka bërë të ditur se Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar.

Në këtë njoftim FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës.

“Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln. FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit. Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.