Ka përfunduar me barazim 1-1 derbi i xhiros së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.

Me epërsinë minimal të mysafirëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Llapi e nisi për mrekulli pjesën e dytë, ku barazuan gjithçka në minutën e 52-të.

Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kishin disa raste, por që rezultati mbeti 1-1.

Kësisoj Prishtina me këtë barazim ka mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, katër më pak se lideri Drita.

Ndërsa Llapi zë vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara pas 26 ndeshjeve.