Prishtina me strehimore për qentë endacakë

Prezantohet projekti

Problemi i qenve endacakë është një çështje që ka shqetësuar kryeqytetin e Kosovës për një kohë të gjatë, me shumë raste kur kalimtarët e sidomos fëmijët janë terrorizuar nga qentë e tillë.

Por sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, komuna nuk mund të pret më nivelin qëndror për të zgjedhur këtë problem.

Ai me anë të një postimi në Facebook-un e tij personal, ka bërë të ditur se kanë dërguar në prokurim ndërtimin e qendrës ose strehimores për qentë endacakë në Prishtinë.

Ahmeti ka deklaruar gjithashtu se do të vendosin disa pika ushqimi për qentë endacakë në pika kryesore në qytet, shkruan rtv21.tv.

Në fund kryetari ka theksuar se janë duke ndërtuar edhe një park të qenve për shëtitjen e qenve shtëpiakë.

Këtij postimi Ahmeti i ka shtuar edhe videon me pamjet se si do të duket strehimorja e qenve pas ndërtimit./21Media

Back to top button