Komuna e Prishtinës miratoi pakon ekonomike Prishtina 1

Komuna e Prishtinës miratoi pakon ekonomike Prishtina 1

Kuvendi komunal i Prishtinës sot në mbledhjen e jashtëzakonshme ka miratuar pakon ekonomike emergjente që përmban gjithsej 14 masa gjatë kohës kur Kosova po përballet me koroanvirusin.

I pari i Prishtinës ka falënderuar asambleistët për gatishmërinë për të marr pjesë dhe votuar në mënyrë unanime në këtë seance.

“Diskutimet dhe propozimet shtesë ishin të mirëseardhura. Me këtë diskurs dëshmuan të gjitha partitë që në kohë të krizës jemi bashkë dhe jemi një institucion”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti përmes këtij postimi ka publikuar një përmbledhje të 14 masave të reja. /21Media 

1. Shpërndarja e 5,000 pakove higjienike në vlerë prej 100 mijë eurove

2. Shpërndarja e 5,000 pakove ushqimore në vlerë prej 200 mijë eurove

3. Blerja e pajisjeve shëndetësore në vlerë prej 200 mijë eurove

4. Dezinfektimi i objekteve dhe hapësirave të ndryshme në vlerë prej 200 mijë eurove

5. Lirimi nga qiraja për bizneset me lokale që janë pronë e ndërmarrjeve publike komunale.

6. Lirimi nga taksa e shfrytëzimit të hapësirave publike për një vit për të gjitha bizneset e gastronomisë

7. Subvencionimi i pagave për muajin prill për NPL Stacioni i Autobusëve për shkak të ndërprerjes së funksionimit në vlerë prej 80 mijë eurove

8. Subvencionimi i pagave të punëtorëve të çerdheve publike për muajin prill në vlerë prej 50 mijë eurove

9. Lirimi nga pagesa për çerdhet publike për të gjithë prindërit

10. Subvencioni i NPL Prishtina Parking që tashmë ka filluar së funksionuari në vlerë prej 50 mijë eurove

11. Subvencionimi për sport për klubet në vështirësi për shkak të mosfunksionimit të garave në vlerë prej 100 mijë eurove

12. Subvencionimi për kulturë për artistët të cilët nuk kanë të hyra për shkak të virusit në vlerë prej 100 mijë eurove

13. Subvencionimi i ndërmarrjeve të prekura nga pandemia si: Hortikultura, Trafiku urban, Sport Marketingu dhe Pastrimi, deri në vlerë prej 250 mijë eurosh.

14. Themelimi i programit të granteve për biznese, të vetpunësuarit dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme.