Prishtina ndalon mallrat në trotuare e bllokimin e rrugëve, Rama: Hapësirat u takojnë qytetarëve, askujt tjetër

Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka njoftuar se është marrë vendim që ‘’nuk ka më mallra në trotuare, bllokim të rrugëve, nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve’’.

Rama ka shkruar edhe se, hapësirat publike janë të qytetarëve e të askujt tjetër.

“Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër! Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare. Nuk ka më bllokim të rrugëve. Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve. Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar Rama.

Back to top button