Prishtina ndan 5 milionë euro për bizneset që pësuan humbje

 

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milionë eurove, për bizneset që kanë pësuar humbje nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tregoi edhe se si duhet të bëhet aplikimi.

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove. Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë. Falemnderit asambleistëve për voten për!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media

Back to top button