Prishtina paralajmëron kallëzim penal, kërkon të përsëritet ndeshja me Dukagjinin

KF Dukagjini dhe FC Prishtina u përballën sot në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës.
Në minutën e 40-të të ndeshjes, pas një rivënie nga këndi për vendasit, gjyqtari kryesor i takimit sinjalizoi një gjuajtje të lirë në favor të Prishtinës, që më pas rezultoi në golin e tyre.
Megjithatë, pas intervenimit të sistemit VAR, arbitri kryesor e pranoi gol të rregullt, gjë që u konsiderua një shkelje e qartë e rregullores së garave.
Me këtë rast, Prishtina tani ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës paralajmëroi kallëzim penal.
Klubi i Prishtinës kërkon që ndeshja të përsëritet dhe që të merren masa drastike ndaj dy gjyqtarëve, Mentor Ajeti dhe Ilir Mehmeti, për shkelje të rregullores.
Klubi i Prishtinës nuk është i kënaqur me vendimet e FFK-së në ndeshjet e kaluara dhe nëse nuk merren vendime meritore, atëherë klubi do të jetë i detyruar të bëjë kallëzim penal.

Back to top button