“Prishtina Parking” ndryshon sistemin, njofton qytetarët se po u skadon pagesa

“Prishtina Parking” ka ndryshuar sistemin për personat që shfrytëzojnë parkingjet e hapura, të menaxhuara nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Shfrytëzuesit e tash e tutje do të njoftohen me SMS në telefon kur pagesës po i afrohet fundi, ka njoftuar kjo ndërmarrje.
Siç bëhet e ditur në njoftim, shfrytëzuesit e parkingjeve do të njoftohen me SMS 10 minuta para përfundimit të skadimit të pagesës së parë.

Sipas “Prishtina Parkingut”, qëllimi i shërbimit është të evitohen gjobat.
“Ky shërbim shtesë ka për qëllim që maksimalisht të evitojë gjobat ndaj klientëve tanë që për arsye të moskujtimit për të realizuar pagesën për orën e dytë e tutje mund të gjobiten”, thuhet ndër tjera në njoftimin e bërë për media./21Media
Back to top button