Policia iu shpërndan kalimtarëve kopje të vendimit të qeverisë

Policia iu shpërndan kalimtarëve kopje të vendimit të qeverisë

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalim të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve për 16 orë të ditës, qytetarët e Prishtinës, dukshëm e kanë respektuar në ditën e parë. Sot, kryeqyteti ishte i zbrazët, ndonëse veturat qarkullonin, e qytetarët pokështu. Më shumë kanë dalur hallexhinjtë, për të marrë ndihmat sociale, për ushqime a për mjekë. Në anën tjetër, Policia shpërndante për qytetarët nga një kopje të vendimit të qeverisë.(Teksti- Lorik BAKIJA, kamera -Kushtrim RRMOKU)./21Media