Komuna e Prishtinës ka porositur 18,000 teste antigjen për diagnostifikimin e Covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata.
Në qoftë se gjithcka shkon në rregull, këto do të jenë gati kah fundi i javës tjetër.”, ka shkruar Amheti në Facebook.

Ahmeti në vazhdimësi po kritkon masat që ka ndërmarrë Qeveria. Ai ka thënë se duhet të ketë izolim në nivel vendi e jo vetëm për komuna të caktuara./21Media