Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 87 raste pozitive.

Me numrin më të madh të rasteve sot është rregjistruar Prishtina me gjithsej 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës dhe e Mitrovicës me nga  6 raste, Lipjani, Suhareka e Gjilani me nga 4 raste, Ferizaj, Fushë Kosova, Komuna e Mamushës, Skenderaj dhe Vushtrria me nga 3 raste, ndersa Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast Kaçaniku, Malisheva, Vitia dhe Peja.

Në Kosovë sot janë shëruar 31 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203. /21Media