Nga gjithsej 1 mijë e 794 mostra të dyshuara të cilat janë testuar për COVID-19, 730 kanë rezultuar pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se Komuna e Prishtinë prin me numrin e të infektuarve me koronavirus. Gjithsej 312 raste janë regjistruar vetëm në Prishtinë.

Pas Prishtinës është komuna Ferizaj me 73 raste, pastaj komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit./21Media