Prishtina u eliminua nga Kupa Evropiane
20 Dhjetor 2020
KH Prishtina sot e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Kupës Evropiane, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës.
Në Athinë, Prishtina ka humbur me rezultat të lartë, 41:8. Në lojën e Prishtinës nuk ka funksionuar thuajse asgjë dhe ajo i ka dhënë fund aventurës evropiane për këtë edicion.
Albi Gjuka ka shënuar tri gola për Prishtinën, Agon Bajqinovci dy, ndërsa nga një e shënuan Lulzim Shabani, Arben Dugolli e Rifat Visoka.
Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Prishtina e ka humbur me rezultat 37:19.