Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe vajzën e tij”, ka bërë të ditur policia.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Prishtinë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media