Një qytetar ka njoftuar se i është djegur vetura në oborrin e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në Prishtinë.

Qytetari ka raportuar se pasi kishte parkuar veturën e tij në oborr kishte dëgjuar një krismë dhe pastaj ka vërejtur se vetura e tij ishte duke u djegur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi i zjarrëfikësve.

Ankuesi nuk dyshon në askënd pasi nuk kishte ndonjë problem të mundshëm.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është duke u hetuar./21Media