Prishtinë: Autobusat e “Trafikut Urban” qarkullojnë deri në orën 20:00
23 Dhjetor 2020
Ndërmarrja e trafikut urban në Prishtinë njofton qytetarët se qarkullimi i autobusëve urban do të zgjatet për një orë, pas ndryshimit të masave nga ana e qeverisë në detyrë.
Ndërmarrja e trafikut urban në Prishtinë njofton qytetarët se qarkullimi i autobusëve urban do të zgjatet për një orë, pas ndryshimit të masave nga ana e qeverisë në detyrë.
“Trafiku Urban” thotë autobusët tashmë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00 deri në një njoftim tjetër nga institucionet përgjegjëse.
Njoftimi i plotë i Trafikut Urban:
Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.
Vlen kufizimi gjatë pandemisë max. 25 udhëtarë/autobus.
Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!