Prishtinë: Furnizimi me ujë ne gjendje pandemie është stabil

Situata do te jetë e mirë edhe tre muajt e ardhshëm

Kryeshefi i Kompanisë së ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa ka bërë të ditur për RTV21 se furnizimi me ujë të pijshëm mbetet stabil, pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci në mbi 9 metra nën kuotën maksimale. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në sanimin e tubacioneve në disa zona të Prishtinës. Me z.Xhafa bisedoi kolegu Bahtir Cakolli./21Media

Back to top button