Ka rënie të nivelit të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

Ka rënie të nivelit të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

KRU “Prishtina” njofton se megjithë keto veshtiresi, po vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit.

“Pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava ( prej – 6.17 m nën nivelin e kapërderdhjes) dhe Badoci ( – 11.35 m), KRU ” Prishtina ” sh.a. po vazhdon me furnizim stabil me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkohë që nga KRU “Prishtina” kanë arsyetuar ndërprerjen me ujë në disa zona, ku sipas saj thuhet se kjo ka ndodhur shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit.

“Ndërprerjet e furnizimit me ujë në disa zona, kohën e fundit ndodhën si shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit dhe normalisht që deri në sanimin e defekteve , detyrohemi të ndërprejmë edhe furnizimin me ujë të pijshëm. Me të gjitha kapacitetet teknike operative, do të mundohemi të ruajmë këtë tempo të furnizimit edhe gjatë festave të fundvitit 2020. Neve si konsumatorë na mbetet të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm , të paguajmë faturat e ujit dhe të mirëkuptojmë ndërprerjet e ujit kur ndodhin si shkak i dëmtimeve në rrjet”, thuhet në komunikatë./21Media