16 kapakë u vodhën vetëm në një rrugë!

16 kapakë u vodhën vetëm në një rrugë!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se janë vjedhur kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik (16 copë) në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë. KRU “Prishtina” njofton se për këtë rast është njoftuar drejtoria përkatëse e komunës së Prishtinës, e cila u zotua se do t’i vendosin kapakët e rinj shumë shpejt.

KRU “Prishtina” e dënon këtë rast, që sipas tyre shkakton rrezik për jetën e qytetarëve.

“Shqetësues mbetet fakti që, në atë rrugë po vjedhen kapakë pothuajse çdo të tretën ditë. Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të të moshuarve. Veprimet e tilla janë të patolerueshme.”, thuhet më tej në njoftimin e tyre./21Media