Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” (nga Termokosi në drejtim të KEDS-it) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, sot prej orës 07:00 – 18:00.

Në këtë kohë, sipas tij, do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge.

Ahmeti poashtu ka bërë të ditur se nesër, më 20 korrik, fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku për një orë. Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe“, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media