Udhëheqësit e Kompanis Rajonale te Ujesjellesit "Prishtina", UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, UD i zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe UD e drejtorit teknik Lumnije Zeka mbajtën takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, me drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, z. Besnik Krasniqi.

Udhëheqësit e Kompanis Rajonale te Ujesjellesit “Prishtina”, UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, UD i zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe UD e drejtorit teknik Lumnije Zeka mbajtën takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, me drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, z. Besnik Krasniqi.

Temë kryesore e takimit të sotëm ishte çështja e fillimit të procedurave për lansimin e projektit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetin e Prishtinës me rrethinë.
Në këtë takim tejet të rëndësishëm, u diskutuan edhe tema të tjera për projektet infrastrukturore në veçanti për rrjetat e ujit dhe ujërave të ndotura që po ndërtohen me donatorë të ndryshëm në zonën e shërbimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a.
Gjatë diskutimeve kishte dakordim që të përshpejtohen dhe avansohen tutje procedurat që mundësojnë lansimin e procedurës tenderuese për parakualifikim për shërbimet konsulente rreth projektit më madhor në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura.
Takime të tjera, do vazhdojnë edhe më tej, thuhet nder te tjera ne nji kumtese te KRU “Prishtina”./21Media