Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin e katërt për rastin e iniciuar si ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ të datës 01.07.2020.

Policia si të dyshuar atë natë ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa sot të dyshuarit të katërt i është gjetur dhe sekuestruar një revole.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media