Prishtinë, shpëtohet ariu i cili kishte rënë në kurth

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka shpëtuar ariun, i cili kishte rënë në kurth.

Bëhet e ditur se gjendja e ariut është e mirë.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Pyllin e Arinjve në Prishtinë, Federatën e Gjuetarëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, dje është realizuar një aktivitet i përbashkët për të shpëtuan një ariun (Ursus arctos) i cili kishte rënë në kurth. Ariu pas shpëtimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer i lirë në habitatin e tij natyrorë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera bëhet e ditur se vendosja e qëllimshme e kurthave është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i dënueshme si aktivitet./21Media

Back to top button