Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore, po ashtu në viset malore parashihet të bie borë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s./21Media