Fifi dhe Ermal Fejzullahu javën e kaluar publikuan projektin e parë të përbashkët muzikor.

Dueti i tyre titullohet “Përjetësi” të cilin e kanë shoqëruar me një videoklip të veçantë.

Ky projekt u prit mjaft mirë edhe nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka arritur mbi dy milionë klikime në YouTube.

 

Këtij suksesi i është gëzuar edhe vet Fifi, e cila ka ndarë një fotografi me fansat në InstaStory./21Media