Pritje e kolona të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Udhëtarët po vazhdojnë të përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.
Sipas, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Merdarë sot udhëtarët po presin deri 2 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë 600 metra.
RTV21 sjell pamje të kolonave të automjeteve në Merdare.

Pritje dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Ndërsa, në Mutivodë udhëtarët po presin deri në dy orë.
Në Jarinjë udhëtarët po presin 30-40 minuta.
Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 15 minuta./21Media

Back to top button