“Pritje madhështore për Ramush Haradinajn”

Haradinaj sot kthehet në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës”

Sipas AAK,ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

“Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn.Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar” thuhet në komunikatë.

Sipas zyrtareve të AAK, Ramush Haradinaj do të kthehet sot në Kosovë me aeroplan privat./21Media

Back to top button